TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 09:25

Presidenti i Polonisë vjen sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i Polonisë vjen sot në Tiranë, zbardhet axhenda
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda do të vijë ditën e sotme në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Duda do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Bajram Begaj.

Në këtë vizitë, Duda do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.

Pas takimit në Presidencë, Begaj dhe Duda do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 12:20. Më pas dy homologët do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.

Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.

AXHENDA

11:00-11:20 Pritja e mirëseardhjes me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj     

12:20-12:50 Konferencë e përbashkët për shtyp

16:30-17:15​  Pjesëmarrje e dy krerëve të shteteve në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni

andrzej duda vizitë në tiranë

Lini një Përgjigje