TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 08:20

"Duhet një model tjetër ekonomik në Tiranë", Këlliçi: Do të dyfishoj kreditë e buta për çiftet e reja!

Shkruar nga Pamfleti
"Duhet një model tjetër ekonomik në Tiranë",
Belind Këlliçi

Kandidati i bashkisë Tiranë nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë', Belind Këlliçi ka deklaruar se një fokus në programin e tij për drejtimin e Tiranës kanë edhe çiftet e reja.

Këlliçi u shpreh se do të dyfishohen kreditë e buta. Po ashtu ai ka deklaruar se duhet një model tjetër ekonomik në Tiranë.   

"Tirana ka trafikun, ka ajrin e ndotur. Kam folur për çiftet e reja, për kreditë e buta, për strehim. Dyfishim për kreditë e buta për strehim. Duhet të ketë një prioritet, çdo çift i ri që do të aplikojë për një kredi të butë. Dyfishim i ndihmës, do të ketë një rishikim komplet të apikantëve dhe të atyre që janë përfitues. Duhet që të kemi një model tjetër ekonomik në Tiranë. Tirana sot 54% e buxhetit të vet e ka vetëm nga lejet e ndërtimit. Sot nuk ka më asgjë. Në Tiranë nuk ka një emër të njohur për të investuar. Sot nuk punonësohen më të rinjtë," tha Këlliçi në emisionin Now.

belind këlliçi

Lini një Përgjigje