
Edi Rama e ka pranuar hapur se ka mbështetjen e Tom Doshit dhe Vagjush Dakos në këto zgjedhje, ndonëse ata janë “non grata”.
Erla Mëhilli përmendi Vangjush Dakon dhe Tom Doshin si të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si non grata, duke pyetur rrjedhimisht kryeministrin Rama nëse mendon se edhe dy miqtë e tij janë “faqe e zezë” si Sali Berisha.
Ai argumentoi se Dako nuk është në asnjë garë dhe nuk po kërkon asnjë votë, edhe pse moderatorja insistoi se ky i fundit po kërkon vota për kandidaten për kryebashkiake të Durrësit, Emiriana Sako.
“Miku im Vangjush Dako nuk është në asnjë garë, nuk po kërkon votën e askujt dhe është miku im padiskutim, por nuk është kandidat për asgjë, nuk është një person që po synon të kthehet në skenën politike për të bërë çfarëdoqoftë. Është një qytetar i lirë i Durrësit dhe është në jetën e tij private ku ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë”, u shpreh Rama në “Now me Erla Mëhillin”.
Kryeministri tha se nëse Berisha nuk do tentonte të kthehej përsëri në pushtet, ai vetë as nuk do t’i kushtonte rëndësi kësaj teme.
Lini një Përgjigje