TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2025, 08:18

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e zotit 

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e zotit 
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se kjo është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit.

Begaj shtoi se Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.

Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!

Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Begaj.

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama në Facebook

Mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e së premtes në orën 06:15 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndishme për myslimanët dhe simbolizon sakrificën e njeriut në emër të zotit si dhe ndihmën ndaj personave që nuk kanë mundësi.

Lini një Përgjigje