
Ambasadori shqiptar në Austri, Fate Velaj, ka zhvilluar një takim me autoritetet më të larta shtetërore të Austrisë: Kancelarin Federal, z. Christian Stocker, Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Beate Meinl-Reisinger, si dhe Ministren për Çështjet Evropiane, znj. Claudia Plakolm.
Ambasadori Velaj përcolli urimet më të përzemërta në emër të institucioneve shqiptare për formimin e qeverisë së re austriake, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Austrisë do të vijojnë të forcohen edhe më tej në këtë fazë të re politike.
Ai theksoi gjithashtu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë do të njohë një zhvillim edhe më të thelluar.
Lini një Përgjigje