TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2025, 15:40

Rihapen kutitë edhe në Dibër, rrëzohen kërkesat e PD për pavlefshmëri në Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Rihapen kutitë edhe në Dibër, rrëzohen kërkesat e PD

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Xhemal Gjunkshit për të rinumëruar kutitë e votimit në Dibër.

Ditën e mërkurë të javës së ardhshme do të hapen edhe 44 kuti të qarkut të Dibrës Hapja e kutive u mundësua në KAS nga dy anëtarë të opozitës, Çefa e Braho. Edhe pse PD nuk mori deputet nga lista e hapur në Dibër, Gjunkshi dyshon për tjetërsim votash brenda koalicionit. 

Ndërkohë janë rrëzuar kërkesat për shpalljen të pavlefshme të rezultatit në Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë. Sipas anëtarëve të KAS, kërkesat e PD janë të pabazuar në prova.

Lini një Përgjigje