
PS kalon ligjet me 71 vota, ndihmohet nga deputetët e PSD dhe PDIU...
Rikthehet “qetësia dhe dashuria” mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Pas sulmeve, akuzave dhe përplasjeve publike para zgjedhjeve të 11 majit – që shumëkush i konsideroi si thjesht shou elektoral – dyshja politike është bërë sërish bashkë.
Mazhoranca është përballur sot me vështirësi serioze në Kuvend për të mbledhur votat e nevojshme. Që në nisje të seancës pati tensione, pasi opozita kontestoi deklaratat e Spiropalit për miratimin e procesverbaleve, ndërkohë që në sallë ndodheshin rreth 55 deputetë.
Kriza e numrave kulmoi në fund të seancës, kur për kalimin e disa ligjeve kërkoheshin minimalisht 71 vota. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u detyrua disa herë të deklaronte me zë: “Duhet edhe një votë”, për të plotësuar kuorumin. Vetë PS kishte në dispozicion vetëm 68 deputetë në sallë.
Ligjet përfundimisht u miratuan falë ndihmës së dy deputetëve të PSD – Gledis Çeliku dhe Gertjan Deda – si dhe të deputetit të PDIU, Nusret Avdulla, të cilët votuan pro të gjitha aktet në rendin e ditës.
Nga ana tjetër, mungesa në radhët e PS-së ishin: munguan Sajmir Hasalla, Bledi Çuçi dhe Tatjana Piro (kjo e fundit nuk u kandidua fare në zgjedhje), si dhe vetë Edi Rama dhe Mirela Kumbaro. Opozita gjithashtu nuk mori pjesë në votim.
Ajo që bie në sy është që Rama dhe Doshi shfaqin “shou politik” sa herë u prishen interesat. Doshi kërkonte vëmendje para zgjedhjeve ose ndonjë “kockë” më shumë; tani që PS ka shumicën, ai ka “ulur kokën” dhe ndjek Ramën, me shpresën se do t’i kërkohet ndihma kur të duhen 84 vota. /Pamfleti
Disa nga aktet e miratuara:
-“Akti normativ nr. 3, datë 29.4.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024 “Рër buxhetin e vitit 2025”; me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-“Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”, me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-“Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, i ndryshuar, me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-“Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-“Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”, me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-“Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO) Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë, më 9 prill 2002″, me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-“Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t për financimin “Mbështetjes për buxhetin e përgjithshëm mbi përpjekjet për zhvillim”, me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-“Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”, me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-“Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group, sh.a., (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së”, me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-“Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPА III)”, me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-“Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”, me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-“Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”, me 71 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Lini një Përgjigje