TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2025, 18:44

“Baltosi figurën e shqiptarëve në Bruksel”, Petro Koçi: Berisha është Dick Marty shqiptar!

Shkruar nga Pamfleti

“Baltosi figurën e shqiptarëve në Bruksel”, Petro

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, nga foltorja e Kuvendit e quajti Sali Berishën si Dick Marty shqiptar, ndërsa tha se gjuha e tij në Bruksel ishte e patolerueshme. I ftuar në ABC News, ai pohoi sërish se damkosja e shqiptarëve në Bruksel nga kryetari i Partisë Demokratike është e pafalshme dhe e dënueshme.

“M’u kujtua menjëherë Dic Marty, i cili donte t’i vinte njollë shqiptarëve duke akuzuar UÇK për trafik organesh. Unë e quajta Berishën si Dick Marty shqiptar. Ajo që bëri ishte e patolerueshme dhe e pafalshme. Damkosi të gjithë shqiptarët kur e krahasoi Shqipërinë me lidhje të tilla, që e çojnë deri në Amerikën Latine. Përdori gjuhën e baltosjes kur ishte në Bruksel”, tha Koçi.

Sipas deputetit socialist, Sali Berisha është simboli i dhunimit të zgjidhjeve në Shqipëri.

“Ka manipuluar, por nuk i mashtron më shqiptarët. Simboli i dhunimit të votës së lirë deri në grusht shteti, janë disa palë zgjedhjes, në të cilat ai është përfshirë në dhunim të zgjedhjesh. Ai i ka bërë zgjedhjet në mënyrë fashiste, jo thjesht manipulim”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje