Ish-ministri Arben Malaja ka replikuar në distancë me Gary Kokalarin, aktivistin shqiptaro-amerikan, i cili u kishte dërguar dje një letër lobistëve amerikanë të bëjnë transparecë mbi financimet e Sali Berishës. Malaj shkruan se Kokalari ka gjithë këto vite që shkruan vetëm letra dhe nuk ka bërë asgjë tjetër. Ai ka treguar dhe një episod me të kur ka qenë ministër Financash.
Reagimi i plotë
Gary Kokalari ka një pikë të dobët në angazhimet e tij alarmuese. Për mua mungesë integriteti dhe mungesë koherence për atdhedashurinë e tij.
Nuk mbaj mend nëse e kam takuar ndonjëherë si ministër i Financës në vitin e zi 1997. E kam "takuar" në vitin 2005 kur fitova të drejtën të isha Senior Felloë në Qendrën për Biznes dhe Qeverisje në Universitetin e Harvardit. Një ditë, pas disa sulmesh agresive nga PD dhe Gary veç e veç si emra, por të unifikuar në shpirtin e tyre të ligë, Gary i kishte shkruar Departamentit të Shtetit që unë dhe ish-Ministri i Rendit, që akuzoheshim sipas akuzave që bënte ai, PD dhe mjaft të tjerë, kishim pranuar në universitetet amerikane. Me PD-në dhe "Mjaft" e kisha të lehtë, por me Gary-in amerikan duhet të këshillohesha.
Pyeta një profesor amerikan të Harvardit. Këshilla ishte të mos merresha fare me të. E para, sepse e mbronte Amendamenti i Kushtetutës amerikane. Arsyeja e dytë, sipas profesorit amerikan, tipat si Gary që bëjnë vetëm letra në qindra drejtime nuk gëzojnë kredibilitet tek institucionet amerikane.
Gary i bën letrat edhe në Kongres dhe Senat, nuk lodhet me goditje deformuese dhe shërbyese për interesa që vetëm ai i di apo i vetëjustifikon.
Duke mos vënë dyshim aftësitë e tij profesionale, provat janë kundër madhështisë së tij mbi vlerësuese. Fakti certifikues është se asnjë letër e Gerry-it nuk ka krijuar ndonjë tronditje në politikën shqiptare dhe aq më pak në atë globale.
Seanca kundër Shqipërisë janë bërë në Kongres dhe Senat edhe nga Kreshnik Spahia edhe nga Erion Veliaj, bile së bashku. Prandaj populli i këshillon politikanët: "Kurrë mos u bëni të tjerëve atë që nuk doni që të tjerët t'ua bëjnë juve".
Po si ka mundësi krye-atdhetari dhe krye-antikorrupsionisti nuk bën qoftë edhe ndonjë vërejtje përmirësuese, sepse duket se kritika publike nuk bën dot ndaj mazhorancës aktuale. Aq më tepër që institucionet e saj, duke filluar nga Departamenti i Shtetit apo institucionet e sigurisë kombëtare amerikane, edhe gjatë presidencës së demokratëve, janë zyrtarisht shumë kritike.
Akses në media gjendet lehtësisht. Besoj se shqiptaro-amerikanët vlerësojnë se kontributi i tyre rritet proporcionalisht me numrin dhe kronologjinë e letrave denoncuese thellësisht të 'paanshme'.
Fati më ka ndihmuar t'i shërbej vendit tim jo me letra shpifëse kundër të tjerëve, por me reforma.
Boll me stimulimin e 'letërshkruesve' sa herë ajo u shërben vetëm qëllimeve personale.
Boll me politikën përbuzëse ndaj vendit tonë, aq më pak në kancelaritë e huaja nga çdo individ dhe forcë politike. Ato kanë zyra të përkushtuara dhe ekspertizë të thellë për analizat e zhvillimeve brenda partive politike dhe midis politikanëve e partive politike.
Edhe nga akuzat e rënda dhe me shpifje përbuzëse reciproke midis Konicës me Fan Nolin nuk u soll ndonjë dobi asnjërit prej tyre, aq më pak Shqipërisë.
Lini një Përgjigje