TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 16:54

Presidenti Begaj dekreton Ermal Dredhën si Ambasador të Shqipërisë në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj dekreton Ermal Dredhën si Ambasador të

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit.

Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, njofton presidenca.

Me këtë detyrë të re, Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë.

Kujtojmë këtu që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ermal Dredha ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, që prej vitit 2023 deri në shtator të këtij viti kur vendosi të japë dorëheqjen.

Lini një Përgjigje