TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 13:41

Qytetarët bojkotuan zgjedhjet, sa legjitimë janë kryebashkiakët? Celibashi befason me përgjigjen

Shkruar nga Pamfleti
Qytetarët bojkotuan zgjedhjet, sa legjitimë janë
Ilirjan Celibashi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në konferencën për mediat u pyet edhe për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe sa legjitimë janë fituesit si kryetarë bashkie.

Sipas tij, për të vlerësuar një proces zgjedhor, nuk është domosdoshmëri që të ketë një kufi të pjesëmarrjes.

“Në gjykimin e vlerësimin tim, i përkas grupit të atyre personave që angazhohen në procesin zgjedhor, që nuk është domosdoshmëri që të ketë kufi të pjesëmarrjes për t’i konsideruar zgjedhjet e vlefshme. Po ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Ka argumente për të dyja pikëpamjet. Ta vlerësojë politika se si e kanë interesin dhe si ato mendojnë se është interesi i qytetarëve. Për mua edhe ata që nuk votojnë, kanë një shprehje të interesit të tyre politik”, tha ai.

ilirjan celibashi kqz zgjedhjet e pjesshme lokale

2 Komente

  1. V
    Vl

    Vl 13 % e gjysmes qe votoi dhe ku shumica jane pensioniste do percaktojne politikat e zhvillimit te qytetit e kujdesit ndaj qytetareve. Politika dhe shoqeria vazhdojne te ecin ne drejtime te ndryshme, deri kur ???

    1. F
      Feti Dema

      Ti, Ai, Ajo, menazhoni zgjedhjet. Ata të menazhojnë Ty. Qytetarët po ju bëjnë paçet të gjithëve. Kur mos të kesh se çfarë të menazhosh dhe çfarë të numurosh, tund derën!

      Lini një Përgjigje