TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2024, 11:35

Pragmatizmi e ngjiti por dhe mund ta rrëzojë nga pushteti Giorgia Melonin

Shkruar nga Giuliano Ferrara

 

Pragmatizmi e ngjiti por dhe mund ta rrëzojë nga pushteti Giorgia
Giorgia Meloni /

Pragmatizmi dhe përfaqësimi që shkon përtej brezit ideologjik të krahut të djathtë, dukej se ishin guri i themelit i koalicionit të parë me rotacion të drejtuar nga e djathta italiane...

Trump dhe Meloni, një situatë shumë e ndërlikuar. Këta të dy janë pak të pistë në metodat që përdorin për të ardhur në pushtet, dhe në fund i fitojnë zgjedhjet. Djali i presidentit të ri amerikan, Donald Trump Jr thotë se SHBA-ja nuk do t’i japë më Zelenskyt “paratë e xhepit”.

Një fyerje e rëndë, tipike për një fshatar që vjen nga provinca, dhe që jeton që kur ka lindur me paratë e të atit, ndaj një njeriu që ashtu si Trump i ka fituar zgjedhjet, dhe që është shndërruat në një hero të popullit të tij, për shkak të një lufte të nisur nga një ngacmues global 5 herë më i fuqishëm.

Ai ka rezistuar me mbështetjen e Perëndimit, dhe po ashtu edhe në emër të Perëndimit kundër një aleancë autokratike dhe revanshiste Rusi-Kinë-Kore e Veriut-Iran. Dhe “paratë e xhepit” që iu ofruan nga Joe Biden në momentin vendimtar, në formën e një evakuimi të sigurt nga Ukraina se bashku me familjen, u refuzuan duke i thënë se s’kishte nevojë për një vizë për të shkuar në Amerikë, por për armë për të luftuar ndaj pushtuesit rus.

Meloni di diçka për këtë, pasi ajo u rreshtua menjëherë kundër agresionit rus, dhe pasi fitoi zgjedhjet, si drejtuese e qeverisë loboi për miratimin e 9 paketave ndihmë ushtarake për rezistencën e ukrainasve, madje edhe kur republikanët në Kongresin e SHBA-së po e bojkotonin Biden për të favorizuar Putinin.

Steve Bannon, një i burgosur në pritje të faljes presidenciale, po e nxit Melonin që të kthehet ajo që ishte kur e pëlqente vetëm 3 për qind e italianëve: të izolohet në luftën kulturore të kaosit tamam si në një bunker, dhe nëse Evropës i intereson të mbrojë një komb i pavarur në kufijtë e saj, atëherë lë të paguajë ajo për mbrojtjen.

Musk dëshiron përjashtimin nga sistemi të gjyqtarëve italianë që marrin dënime sipas tij të dyshimta në lidhje me vendet e sigurta. Ai thotë se flet si një mik i Italisë. Por ai është një mik shumë ndërhyrës dhe ngatërrestar.

Populistët fitimtarë i urrejnë elitat, e përbuzin Evropën e tregut të përbashkët apo edhe strukturat ndërqeveritar dhe mbi-kombëtare të pushtetit. Ato po bëjnë hapur thirrje që përpara inaugurimit të Trump si president në mandatin e tij të dytë: gjunjëzohuni para Putinit, edhe ti Itali shkëputu nga natyra dhe identiteti si një vend pro-evropian dhe kalo shpejt me grupimin fitues të revolucionit proteksionist, izolacionist, dhe autoritar që është bërë shumë popullor në Amerikë.

Trumpizmi në një vend të vetëm nuk është i pamundur, dhe do të shohim jo pak bëma në të ardhmen, por ai i Don Jr, Bannon dhe Musk duket si një “programi i gjerë” klasik, produkt i frymës së mburrjes dhe moskokëçarjes që sjell vota, por jo i një politikë dinjitoze dhe të qëndrueshme me interesat e shumicës së amerikanëve.

Ne kemi përjetuar të njëjtën gjë këtu në Itali në një shkallë të vogël me Salvinin, Di Maion dhe Giuseppe Conten, dhe nuk ishte ndonjë shfaqje e mrekullueshme. Ne duam që t’i shohim fermerët, industrialistët dhe financuesit evropianë, por  edhe punëtorët të garantuar nga sistemi i mirëqenies sociale në Lombardi dhe Bavari, përballë luftës së tarifave dhe bllokimit përfundimtar të globalizimit të tregjeve, me pretendimin e ngritjes së një muri propagandistik dhe ideologjik kundër migracionit në Mesdhe.

Dhe poshtërimi i Ukrainës, njëherazi shpërblimi për Vladimir Putinin, është poshtërimi i të gjithë Evropës. Meloni do të futet në një kurth, sepse Italia është “kafshata” e parë e pëlqyeshme në logjikën e një fuqie që konsideron Bashkimin dhe NATO-n si pengesë për marrëveshjet strategjike midis liderëve autoritarë.

Por ka edhe një hapësirë ​​të rëndësishme, që është ajo e pragmatizmit, e maturisë, e artit të së mundshmes. Kjo është politika ndërkombëtare, një fushë në të cilën ajo u duk veçanërisht e aftë në 2 vitet e para të qeverisjes prej saj. Wokizmi në Itali nuk ka arritur suksese të mëdha.

Dhe deri më sot koalicioni i qendrës së djathtë i ka prapsuar kërkesat e tij, pa rënë pre e sindromës së shfrytëzimit të frikës sociale dhe zhgënjimit masiv (këtë detyrë e merr përsipër, me rezultate shpesh modeste vetëm Mateo Salvini).

Pragmatizmi dhe përfaqësimi që shkon përtej brezit ideologjik të krahut të djathtë, dukej se ishin guri i themelit i koalicionit të parë me rotacion të drejtuar nga e djathta italiane. Të sakrifikosh gjithçka për urdhrat jokoherente të një figure kontroverse si Bannon apo për marrëzinë e fëmijëve të pasur dhe të llastuar si Don Jr. dhe Musk, nuk do të ishte një zgjidhje fituese.

Në këtë pikë, referencë do të bëhet Friedrich Merz kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë, atlantist dhe pro-evropian, mik i Ukrainës dhe një figurë liberale dhe pro-biznesit. Madje edhe Marine Le Pen, që po përgatitet për garën e ardhshme presidenciale të 2027-ës, duhet të zhgënjejë disi fansat e saj më të thekur në Itali, duke i dhënë njëfarë kënaqësie Melonit./Përshtati Pamfleti nga  “Il Foglio”

pragmatizmi giorgia meloni

Lini një Përgjigje