TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2024, 11:11

“S’guxon të përmendësh Shën Palin, përmend Spiropalin”/ Gogu përplaset me demokratët: Luftoni një herë hajdutërinë brenda PD!

Shkruar nga Pamfleti

“S’guxon të përmendësh Shën Palin, përmend

Toni Gogu dhe Gazment Bardhi kanë replikuar ashpër me njëri tjetrin në seancën plenare.

Gogu u shpreh se opozita dhe PD duhet të luftojnë fillimisht hajdutërinë brenda partisë, e më pas të hedhin sytë nga pjesa tjetër e Kuvendit.

Ndërkohë Gazment Bardhi u shpreh se PD e bën publikisht një luftë të tillë dhe nuk është si mazhoranca e cila bën show me foto dhe privatisht shprehen ndryshe për njëri-tjetrin.

Pjesë nga diskutimi:
Gogu: Unë nuk e mbaj veten për shenjtor. Mund të jem edhe më i madhi i të gjithë mëkatarëve, ndaj besoj në zot. Nëse ju e përdorni fjalën vjedhje siç i tha gazi flamurit apo siç i thatë njëri tjetrin, ju them se është fyerje dhe vepër penale. Nuk mund të bëhemi prokuror të njeri tjetrit. Ndërsa drejtoni një gisht, tre ju janë drejtuar ju. Niseni këtë fushatë një herë në partinë tuaj, e pasi të fitoni bëtejën me hajdutërinë brenda jush, vijojeni në pjesën tjetër të këtij Kuvendi.

Keni humbur çdo kauzë politike dhe tani kërkoni vetëm show.

Bardhi: Nuk bëhesh dot Shën Pal sa kohë je bashkëpunëtori i lali inceneratorit. Di çfarë thoni privatisht për njëra-tjetrën. Pra paguajnë vrasës me pagesë të eliminojnë njëri tjetrin. Dhe në foto dalin si vëlla e motër.

Noka: Të jesh pastor e të shndërrosh veten në skllav të shenjtanit, ndaj nuk guxon të përmendësh Shën Palin por përmend Spiropalin.

Lini një Përgjigje