TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2024, 10:41

“Hajdut dy metra”, Noka sulmon Beqajn dhe socialistët nga Kuvendi: Jeni në panik se do t'u dalë e vërteta

Shkruar nga Pamfleti
“Hajdut dy metra”, Noka sulmon Beqajn dhe socialistët nga
Flamur Noka

Ka nisur me përplasje seanca e sotme plenare në Kuvend, me Flamur Nokën dhe kryetaren Elisa Spiropali.

Shkak për debat është bërë ish ministri Ilir Beqaj.

Komisioni Hetimor Parlamentar i Sterilizimit dhe Check-up zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, por nuk arriti të konkludonte me marrjen e dëshmisë së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Debati:

Noka: Dje një hajdut dy metra, një hajdut dy metër i gjatë, i burgosur politik

Spiropali: Mos fyeni

Noka: Të flas apo jo?

Spiropali: Flisni por mos fyeni.

Noka: Shkelje procedure dhe e rregullores që filloni seancën pa deputetët.

Spiropali: Janë informuar deputetët

Noka: Seanca çelet kur deputetët janë në sallë. Dje një akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës në kundërshtim me ligjin që hynë në sallën e parlamentin, inkurajuar nga dhuna e kryeministri ushtron ndaj opozitës. Një hajdut dy metra i gjatë i burgosur guxon që të sulmojë, agresojë Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e komisionit hetimor të shëndetësisë. Një hajdut një vend që të japë llogari.

Spiropali: Çdo njeri ka të drejtën e dinjitetit që nuk mund t’ja nëpërkëmbë askush

Noka: Një hajdut dy metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit, more vesh apo jo? Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët, siç bëtë me Olta Xhaçkën. U përpoqët dje që të minonit punën e komisionit. Paniku se po ju del e vërteta e hajdutërisë bën që të shkelni çdo normë dhe çdo standard. Komisioni mbrëmë ishte pa gardianë, Ilir Beqaj së bashku me avokatin guxonin të intimidonin deputetët.

flamur noka beqaj

Lini një Përgjigje