
Në Komisionin Hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi vijojnë përplasjet mes pozitës dhe opozitës, ndërsa ish-ministri Ilir Beqaj vijon të qëndrojë në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, në pritje të një vendimi nëse do të lejohet që të japë ose jo dëshminë.
Ndërkohë që deputeti i PD-së, Saimir Korreshi akuzoi kolegët e mazhorancës se e kanë kthyer Kuvendin si lëvozhgë groshe. Më tej, sa i takon pritjes së Ilir Beqajt në ambientet e Kuvendit, ai ironizoi duke thënë se po pi alkool dhe ka frikë se mos vjen i dehur.
Ndërkohë që nuk la pa treguar edhe gjendjen katastrofike në të cilën ndodhet spitali rajonal i Lushnjës.
“Ai ka dy ditë që rri atje, po pi alkool dhe mos na vjen i dehur këtu. Këtë parlament e keni bërë si lëvozhg groshe. Ju na thoni lëreni Beqajn të flasë, po ne ju themi silleni Edin të flasë. Të vijë më gjithë shoqen Vilma, të na flasë, të na mësojë, të na gozhdojë. Vetëm kjo shoqja që rri në Tajlandë, Elisabeta, na rruan 160 mln lekë, ndërsa mamaja ime merr 140 mijë lekë pension. Dmth ne nuk na jep plaka një gjel dhuratë për Vitin e Ri, këto na rruajnë miliona. Po si qenka ky muhabet kështu? Ai rri në burg, në burg vetëm sapun ka dhe ishallah si ka rënë sapuni ka dhe ishallah si ka rrëshqitur shpesh. Shkoni shikoni se çfarë hale është në pavionet e spitalit të Lushnjës, i keni larë ato qenefat e banjove atje. Një opingë keni bërë. E keni dhjerë shëndetësinë, ejani shikoni spitalin në Lushnje, shikoni qendrat shëndetësore”, tha Korreshi.
Lini një Përgjigje