TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2024, 20:03

Nga Xhafaj, te Shalsi dhe Basha, njihuni me deputetët që fitojnë miliona nga qiratë!

Shkruar nga Pamfleti

Nga  Xhafaj, te Shalsi dhe Basha, njihuni me deputetët që fitojnë

Mjafton të shohim deklarimet në ILDKP dhe ka deputetë me disa apartamente, biznese e garazhe të dhëna me qira...

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mund të thuhet pa frikë se bëjnë pjesë në klasën më të kamur të shoqërisë.

Pjesa më e madhe e tyre kanë pasuri të patundshme, makina të shtrenjta dhe shumë para në llogari. Por edhe pse zotërojnë miliona, një vit më parë ata rritën pagat e veta duke marrë afro 3 mijë euro në muaj. Por ky skandal thellohet akoma dhe më shumë, pasi një numër i madh deputetësh kanë të ardhura të tjerë pa bërë punë fare, siç janë qeratë.

Mjafton të shohim deklarimet në ILDKP dhe ka deputetë me disa apartamente, biznese e garazhe të dhëna me qira.

Disa madje kapin shifra me qindra mijëra euro. Në listë ka dhe shumë emra të njohur si Eduard Shalsi, Lulzim Basha, Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka apo Lefter Gështenja.

Por nëse shihen deklaratat, skandali është se pavarësisht se kanë përfituar mijëra euro nga qeratë, deputetët janë kujdesur të deklarojnë se kanë marrë dhe dieta e benefite të tjera, duke mos hequr në asnjë moment dorë.

Emrat që kanë përfituar miliona nga qiratë sipas ILDKP-Viti 2022

Blendi Klosi: Të ardhura nga qeraja 6.800 euro

Emilia Koliqi: Të ardhura nga qeraja 2.450 euro

Gruaja e Lulzim Bashës të ardhura nga qeraja 3.873.269 lekë

Qani Xhafa: Të ardhura nga qeraja 62.500 lekë + 20.000 lekë

Edmond Spaho: Të ardhura nga qeraja 360.000 lekë

Fatmir Xhafaj: Të ardhura nga qeraja 3.000 euro + 14.994 euro

Laert Duraj: Të ardhura nga qeraja  46.750 euro + 179.950

Lefter Gështenja: Të ardhura nga qeraja 18.000 euro + 5000 GBP

Luan Baçi: Të ardhura nga qeraja 100.000 lekë + 1.500 euro + 293.250 lekë + 208.131 lekë

Burri i Olta Xhaçkës: Të ardhura nga qeraja 30.600 euro + 45.750 euro

Saimir Korreshi: Të ardhura nga qeraja 1.200 euro

Tomor Alizoti: Të ardhura nga qeraja 7.020 euro + bashkëshortja të ardhura nga qeraja 2.808 euro

Xhemal Qefalia: Të ardhura nga qeraja 180.000 lekë + 180.000 lekë + 300.000 lekë + 300.000 lekë +840.000 lekë

Asllan Dogjani: Të ardhura nga qeraja 1 mijë euro

Zheni Gjergji: Të ardhura nga qeraja 938.400 lekë + 918.000 lekë

Arben Pëllumbi: Të ardhura nga qeraja 15.300 euro + 7.000 euro nga bashkëshortja

Bujar Leskaj: Bashkëshortja të ardhura nga qeraja 13.000 euro

Desantila Tahiraj: Të ardhura nga qeraja 360.000 lekë /Pamfleti

Eduard Shalsi: Të ardhura nga qeraja 8.394 euro

Eralda Bano: Të ardhura nga qeraja 1.200.000 lekë

Erisa Xhixho: Bashkëshorti të ardhura nga qeraja 714.000 lekë

Evis Kushi: Bashkëshorti të ardhura nga qeraja 214.000 lekë

Fatjon Veizaj: Të ardhura nga qeraja 4.513 euro + 240.000 lekë + 571.200 lekë

Ferdinad Xhaferraj: Të ardhura nga qeraja 4.505 euro + 140.000 lekë + 700 euro + 10.300 euro + 300.000 lekë + 300.000 lekë

Flamur Hoxha: Të ardhura nga qeraja  254.950 euro + 134.400 euro + 96.000 euro

Ludovik Hasani: Të ardhura nga qeraja 157.000 lekë

Luan Duzha: Të ardhura nga qeraja 5.100 euro

Meri Markiçi:  Të ardhura nga qeraja 30.000 lekë

Oerd Bylykbashi: Të ardhura nga qeraja 2.500 euro

Paulin Sterkaj: Të ardhura nga qeraja 4.750 euro + 31.150 euro

Ramadan Likja: Të ardhura nga qeraja 80.320 lekë + 693.600 lekë

Tritan Shehu: Të ardhura nga qeraja 6000 euro + 480.000 lekë

/Pamfleti

 

Lini një Përgjigje