Gazment Bardhi gjatë fjalës së deputetes Elda Hoti ka shkuar drejt foltores, duke iu drejtuar me tone të larta kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.
Atij i është bashkuar dhe Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula, ndërsa Garda ka rrethuar foltoren.
Bardhi kërkon që komisionit hetimor ti jepen dhe 3 javë kohë, ndërsa Spiropali tha s'mund ta përdorni si armë mikrofonin.
'Sa i takon se kush është kriminel e përcakton prokuroria dhe gjykata. Për sa kohë dikush vjen si dëshmitar në Kuvend, duhet ti jepet mundësia që kjo të ndodhë. Jam bërë me dije sot në mëngjes për pretendimet e tjera. Jam bërë me dije se Garda ka respektuar rregulloren. Do shihen pamjet. Nuk mund të jap një koment sot për këtë.', tha Bardhi.
Teksa opozita akuzoi Ilir Beqajn si “hajduti dy metra” në lidhje me ngërçin ku ka hyrë Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, kryeparlamentarja Elisa Spiropali i kërkoi kolegëve të mos fyenin.
Këtu ka nisur momenti i një debati-replikë mes kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi dhe kryeparlamentares.
Bardhi kërkoi edhe 3 javë shtyrje për Komisionin, duke përsëritur akuzat si hajdut ndaj Beqajt, për të cilin tha se “guxoi të kërcënonte anëtarët e Komisionit, deputetët e opozitës”. Ai shprehu kërkesë edhe për hetimin e këtij rasti, teksa përsëriti thirrjen për shtyrjen e afatit, një javë për planin hetimor dhe dëshmitë, kurse 2 javë për përgatitjen e raportit.
Kurse Spiropali kujtoi se afati ishte shtyrë 2 herë dhe opozita e kishte zvarritur, duke mos e lejuar dëshmitarin që të fliste. Bardhi tha se Spiropali po shqetësohet se ka hall se “hajduti dy metra është Rama, por jo, e kishim për Ilir Beqajn, jo për kryeministrin”.
Lini një Përgjigje