TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2023, 21:04

“Politika po injekton mjerim”, Topi: Sot duhet të jesh patronazhist, nëse do të kesh sukses në jetë

Shkruar nga Pamfleti

“Politika po injekton mjerim”, Topi: Sot duhet të jesh

Ish-presidenti, Bamir Topi duke diskutuar situatën politike në Shqipëri u shpreh se modeli që politika po injekton është një mjerim shumë i madh.

Në një intervistë për emisionin “Frontline” në “News24”, ai tha se sot po shohim se duhet të jesh patronazhist pasi vetëm në këtë mënyrë rruga drejt suksesit është më e thjeshtë. Ai shtoi se kjo lloj politike po ndikon keq te rinia e cila nuk ka një model për të ndjekur.

Sa më shumë shtohen njerëzit që shkojnë në drejtësi, aq më shumë forcohet pushteti, kjo për shkak se jemi në terren shqiptar. Sot stereopi i njeriut të suksesshëm, nuk ke nevojë të kesh shkollë që të jesh milioner. Ke modelin tjetër, intelektuali që ka shkollë, tituj, ka një çantë në dorë, e sheh si një njeri të vetmuar me një pension mizerabël dhe problemi është i modelit. Ky është modeli që transplantohet në politikë, ata kanë kuptuar futur në një parti politike, bëhu patronazhist dhe duhet të jesh shumë i nevojshëm për pushtetin e shefit dhe shefi është shumë i dashur për ty. Dikush është me shumë pushtet, pjesa tjetër është në mëshirën e fatit. Njeriu duhet të shohë në perspektivë. Kur të rinjtë shohin që njerëzit e fuqishëm të administratës, me një veshje , rrinë në grup, dominojnë disa lokale të rëndësishme në bregdet, rrinë kudo dhe ke pjesën tjetër pastaj. Tani çfarë modeli do të marrin, atë të atij fuqishmit. Ky është mjerimi i madh që politika po injekton në shoqëri. Kjo është historia dhe pas 15 vitesh shihet rezultati. Institucionet janë tronditur shumë”, tha ai.

topi politika shqipri

Lini një Përgjigje