TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2023, 17:51

“Basha e Hani s’janë zgjidhje për PD”, Kadilli: Tabaku e Bardhi dështuan të drejtojnë partinë

Shkruar nga Pamfleti

“Basha e Hani s’janë zgjidhje për PD”, Kadilli:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka folur për krizën brenda PD-së teksa theksoi se ajo është në gjendjen më të keqe të saj.

Kadilli u shpreh për “Report Tv” se kjo krizë e Partisë Demokratike vjen edhe si pasojë e nënkrytares së PD-së, Jorida Tabakut dhe Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.

“PD është në krizë shumë të thellë. Dy drejtuesit e tjerë Tabaku dhe Bardhi dështuan të drejtojnë partinë dhe t’i jepnin profil PD-së. Ata dështuan edhe të kryenin aksionin politik”, tha ish-deputeti.

Ndërsa lidhur me dy kandidaturat e reja për postin e kryetarit, Kadilli e cilësoi Bashën si një kandidat që po mundohet të sjellë frymë të re me teza të vjetra ndërsa Gjergji Hanin si sakrificë.

Sipas tij, opozita nuk do mund të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe efektive.

“Ajo që po bën Basha është një përpjekje për të krijuar frymë tjetër. Këto nuk janë të reja në politikë por gjithsesi i ka përfshirë brenda profilit të tij. Asnjë nga ata se di çfarë është struktura e PD-së zyrtare. Hani nga ana tjetër është sakrificë. Ai po i drejtohet një audience tjetër, janë ata demokratë që zgjidhen të rrinë në PD zyrtare jo se janë fashistë po se nuk duan modelin e vjetër politik. Kjo është situatë që s’do ketë zgjidhje të shpejtë dhe eficente për opozitën. Dukshëm nuk kemi më përpjekje false për bashkim siç ka nga ana tjetër”, u shpreh ai.

Të njëjtin qëndrim kritik e ka pasur edhe për dyshen Berisha-Meta ku u shpreh se janë të padëshiruar edhe nga shqiptarët.

“Një ndër ata që prodhon gënjeshtrat më të mëdha është Berisha dhe ata që i gëlltisin janë ata që i rrinë nga mbrapa. Berisha-Meta s’u thotë më asgjë shqiptarëve. Nuk ka dobi, asgjë në shtëpinë e asnjë shqiptari”, përfundoi Kadilli.

fatbardh kadilli berisha hani basha

Lini një Përgjigje