TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2023, 14:44

“Si ranë nga qielli 100 mln euro?”, Sali Berisha: SPAK të hetojë komunikimet e Taulant Ballës me Safet Gjicin!

Shkruar nga Pamfleti
“Si ranë nga qielli 100 mln euro?”, Sali Berisha: SPAK të
Sali Berisha

Në një dalje për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë tenderët që ka dhënë ish-kryebashkiaku Gjici.

Po ashtu Berisha tha se SPAK-u duhet të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Ramës.

I bëj thirrje SKAP-it të partisë të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës. I bëj thirrje të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre. I bëj thirrje të hetojë çdo tender të fituar nga Gjici në 100 milionë Euro sepse lajmet gumëzhijnë. Sepse flitet shumë që këta qenkan të lidhur si mishi me thoin. Taulanti me Safet Gjicin. Dikush thotë në bixhoz, dikush thotë në afera të tjera, unë nuk i di, por di këtë që edhe e ftoj të bëjnë një hetim të plotë në mënyrë që të kuptojnë si ranë nga qielli 100 milionë euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Edi Ramës, Safet Gjici”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri u ndal edhe tek përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë. Vendim absurd sipas tij, pasi i duhej njohur fitorja Shkëlqim Hoxhës që prej fillimit.  

Përsëritja ishte vendimi më absurd i një gjykate, e cila në vend që të shpallte fitues kandidatin Shkëlqim Hoxha për të cilin votuan qytetarët e Rrogozhinës, anuloi procesin zgjedhor duke i dënuar. Kam bindjen se do reagojnë me vendosmëri dhe do të shpallin fitoren e Çim Hoxhës”, u shpreh ai.

Sa i përket marrëdhënieve me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Berisha tha se ato janë “shumë të mira” dhe paralajmëroi se po krijohet një front i ri opozitar që do të transformojë Shqipërinë.

Akuza pati për kryeministrin Edi Rama sa i përket çështjes “McGonigal”. Sipas tij, gjykimi për këtë çështje fillon në Tetor dhe shtoi se “Rama do të përfundojë aty ku ai e meriton, nuk ka forcë që e shpëton”.

sali berisha spak

Lini një Përgjigje