TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2023, 12:04

Skandali seksual në Bashkinë e Kukësit, botohet në fletore zyrtare shkarkimi i Safet Gjicit

Shkruar nga Pamfleti
Skandali seksual në Bashkinë e Kukësit, botohet në fletore
Safet Gjici

Shkarkimi i Safet Gjicit nga detyra e kreut të Bashkisë së Kukësit pas publikimit të video-skandalit është botuar në fletoren zyrtare. 

Vendimi për shkarkimin e tij mban datën 16 qeshor, ndrësa vendimi është marrë me arsyetimin ‘për shkak të shkeljeve të rënda’.

Vendim Nr. 367, datë 16.6.2023 për shkarkimin nga detyra e kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjicin. Në  mbështetje  te  neneve  100  e  115,  pika  1,  të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Kukës, z. Safet Gjici.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se ditën e djeshme GJKKO la në fuqi masën arrest me burg për Safet Gjicin, ndërsa masën arrest në shtëpi për Alma K, vajzën që shfaqet në videon intime me Gjicin.

safet gjici

Lini një Përgjigje