TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2023, 11:20

Kandidati për kryetar të PD-së shpalos vizionin për partinë, por harron syzet: Na falni se mosha bën të sajën!

Shkruar nga Pamfleti

Kandidati për kryetar të PD-së shpalos vizionin për

Gjergj Hani

Ditën e sotme kandidati për kreun e PD, Gjergj Hani ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Ai pritet të kandidojë përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet e 29 korrikut.

Por një e papritur ai ka ndodhur ku ai ka lënë në mes konferencën, për të marr syzet, të cilat i nevojiteshin.

“Na falni se mosha bën të sajën, po shkoj të marr pak syzet andej”- iu drejtua ky i fundit gazetarëve.

Hani u shpreh se ai është alternativë, jo se është Gjergji Hani, por idetë që do të sjellë për demokratët.

Fokus për Gjergji Hanin ishte hapja e Partisë Demokratike, jo në teori por në praktikë, duke afruar demokratë edhe nga diaspora.


‘Kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Bashës dhe prisja që rikthimi i tij në skenën politike, do e pranoja nëse do të vinte me premisa të qarta mbi atë që ndan PD-në nga Sali Berisha. Cilat ishin mënyrat që ai do të përdorte për rindërtimin e PD-së për ta shkëputur nga partia e pazareve të pushtetit apo nga partia e liderit. Isha i bindur që Basha do të kthehej me këto premisa. Kthimi i tij u ndërtua mbi bazë demagogjie populiste. E ndjeva si një sfidë personale me ata 104 mijë demokratë dhe mora përsipër që të sjell para shqiptarëve e demokratëve zërin e atyre që shkuan të votojnë duke e ditur fare mirë se do të humbisni. Unë jam një alternativë. Alternativa ndryshon sepse nuk është Gjergji por ideja që do të sjellë Gjergji për demokratët. Duhet një hapje e madhe e PD-së, jo në teori, por në praktikë. Të rifreskojmë burimet njerëzore përfshirë edhe prurje nga diaspora. Kryetari i partisë të krijojë qeverinë e tij në hije. Anëtarësia në PD të ulet nën moshën 16 vjeç. ’- tha Gjergji Hani.

gjergj hani pd

Lini një Përgjigje