TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2023, 11:00

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, e pranishme dhe ambasadorja greke; mbështetësit e Belerit protestë jashtë

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, e
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës

Ditën e sotme në orën 11 pritet që të konstituohet këshilli bashkiak në bashkinë e Himarës.

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i kësaj bashkie më 14 maj, nuk do të betohet si kryetar, kjo pasi GJKKO i rrëzoi kërkesën për të qenë pjesë e betimit.

I ndodhur pas hekurave për blerje votash, Fredi Beleri u ka dërguar një letër përshëndetëse anëtarëve të Këshillit të bashkisë së Himarës si dhe qytetarëve.

Në letrën e tij, Beleri thotë se është penguar që të marrë detyrën duke tjetërsuar për momentin rezultatin e zgjedhjeve e shton se caktimi i masës së paraburgimit me 45 ditë është i padrejtë, por megjithatë nuk e ndryshojnë besimin e tij te demokracia, institucionet dhe pikë së pari te qytetarët.

Mbledhja e këshillit bashkiak gjithashtu është shoqëruar me tensione teksa po pritet të bëhet konstituimi. Mbështetës të Fredi Belerit kërkojnë që të dalin jashtë punonjësit aktualë të bashkisë dhe të qëndrojnë brenda vetëm mbështetësit e Belerit.

Ndërkohë kanë mbërritur i deleguari politik Blendi Klosi dhe deputetë të Vlorës. E pranishme dhe ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. 

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, e
Deputetët e PS në mbledhje

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Fredi Belerit për leje dalje nga paraburgimi për të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës ku do të betohej si kryebashkiak i ri i qytetit.

Shkak për rrëzimin e kërkesës për leje të posaçme, sipas gjykatës, u bë fakti se i arrestuari për korrupsion zgjedhor nuk përmbush kriteret ligjore. Referuar nenit 60 të ligjit, leje e posaçme jepet për ngjarje të rëndësishme familjare, si martesë, vdekje, apo provime shkollore të vetë të pandehurit i cili shoqërohet me policë.

Në Himarë, Partia Socialiste ka fituar 9 mandate në këshillin bashkiak, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 mandate dhe Partia Demokratike, Partia Social Demokrate, LZHK, AAK dhe MEGA nga 1 mandat.

Fredi Beleri i fitoi zgjedhjet në Himarë me 19 vota më shumë. Ai mori 3840 vota nga 3821 që mori kandidati i PS-së, Jorgo Goro.

 

tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak të himarës mbështetësit e belerit

Lini një Përgjigje