Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel. Në ditën e dytë të vizitës ka takuar presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Në fokus të bisedës ka qenë ecuria e reforma në Shqipëri dhe situata e tensionuar në Ballkan, veriun e Kosovës. Dje kreu i qeverisë u takua me Presidentin e Këshillit Europian me fokus sërish Kosovën.
Rama gjithashtu ditën e djeshme bëri të ditur se është takuar me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, me të cilin ka biseduar për marrëdhënien mes Kosovës e Serbisë.
“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar.", tha ai.
Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, sipas Ramës, tani është i domosdoshëm de-eskalimi i menjëhershëm i situatës.
“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.", shkroi kryeministri.
Lini një Përgjigje