TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2023, 08:53

Reagimet për Kosovën, Hoxha shpërthen ndaj kryeministrit shqiptar: Deklaratat e Ramës janë skandaloze

Shkruar nga Pamfleti
Reagimet për Kosovën, Hoxha shpërthen ndaj kryeministrit
Edi Rama dhe Albin Kurti

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai ka komentuar ndër të tjerat edhe qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë  Edi Rama, ku tha se frazat e përdorura prej tij janë të dyshimta dhe gjithnjë në interes të presidentit të Serbisë.

“Rama prodhon aq shumë fraza, krejt të dyshimta në aspektin kombëtar. Të dyshimta janë edhe fraza të tipit historik, Jugosllavia  ishte hapësirë e lirisë, Jugosllavia na ka mbajtur me bukë. Fraza më të rënda se kaq unë nuk di të them të drejtën, që në situata në ngjashme politike dhe rajonale të guxonte presidenti apo kryeministri i një vendi të thoshte fraza të tilla.

Jugosllavia hapësirë e lirisë është 660 shekuj burg për shqiptarët nga viti ’45 deri në ’91, kjo është hapësira e lirisë që thotë kryeministri. Në çdo organizim kombëtar, Rama ka shprehur gjithmonë hallin e Vuçiçit, asnjëherë nuk ka parë pozicionin e vështirë të Kosovës.”,-tha Elvis Hoxha në Euronews Albania.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dje ka reaguar pas lajmit për lirimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama thotë se kthimi i policëve është një lajm i vonuar, megjithatë shumë i mirë sepse i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe i hap rrugë de-eskalimit të dialogut.

elvis hoxha rama kosova

Lini një Përgjigje