TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2023, 15:40

Fredi Beleri në qeli, Vangjel Dule sulmon drejtësinë nga Himara: Mbajtja në burg, njollë e zezë për demokracinë

Shkruar nga Pamfleti

Fredi Beleri në qeli, Vangjel Dule sulmon drejtësinë nga Himara:

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule e ka cilësuar si njollë të zezë për demokracinë faktin që Fredi Belerit nuk ju dha leja e posaçme për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës. Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se arrestimi i Belerit kishte sfond politik, teksa shtoi se ata do të vazhdonin betejen dhe se Beleri në fund do të triumfojë.

"Pa ju dhënë e drejta kushtetuese për të marrë përsipër atë që i ngarkoi sovrani kreun e bashkisë së Himarës. Nuk pranuan dërgatën e Ramës. As të lexojnë vendimin e gjykatës së faktit për Vlorën. E kuptoni e shikoni dhe të gjithë bashkëqytetarët le të nxjerrin konkluzionin. Zhvillimet në Himarë përbëjnë letrën e lakmuesit për të gjitha zhvillimet tek ne.

Kjo ishte një njollë e zezë për demokracinë, për shtetin e se drejtës parimet dhe vlerat europiane. I është dhënë vlefshmëri nga gjykata e faktit. Nuk ka asnjë rol këshilli bashkiak. Ishte leximi i vendimit të vlefshmërisë së mandatit. Vërtet ka ligj, po unë kam ligjin tim, është Maliqi i Ramës dhe ne ligjin do ta përballojmë si Maliq.

Ne do të vazhdojmë politikisht betejën tonë në të gjitha instancat brenda dha jashtë vendit. Demokracia shteti i së drejtës janë në rrezik dhe po nuk e kuptuam tani nesër do të jetë vonë. Jemi në fazën e pushtimit të sovjetëve. Kontribuoni në ndërgjegjësimin e qytetarëve. Është frymëzim për të gjithë qytetarët e Himarës. Ne do ti shkojmë deri në fund Beleri ka fituar dhe në fund do të triumfoje. Jemi krenar që kontribuojmë për demokracinë", tha Vangjeli.

Kujtojmë se ditën e sotme është konstituuar mes tensionesh Këshilli Bashkiak i Himarës. Këshilli Bashkiak i Himarës u drejtua nga Dhimitër Kapaj i cili është nga radhët e socialistëve.

Teksa anëtarët e Këshillit betoheshin, kryetari i Bashkisë Fredi Beleri i përshëndeti ata përmes një letre nga qelia e burgut, aty ku ndodhet prej datës 12 maj pasi akuzohet për blerje votash për zgjedhjet e 14 Majit.

fredi beleri vangjel dule burg

Lini një Përgjigje