TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2023, 20:05

Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Tritan Shehu: Rama romancë me Vuçiçin, si Romeo me Zhuljetën

Shkruar nga Pamfleti

Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Tritan Shehu: Rama romancë

Situata në veri të Kosovës vijon ende të jetë e tensionuar edhe pse lirimi i tre policëve të cilët u rrëmbyen nga serbët u duk se mund të ulte disi “gjakrat” mes dy vendeve.

Deputeti i PD Tritan Shehu ka bërë përgjegjës për situatën edhe kryeministrin Rama për marrëdhënien e tij me Vuçiç. Sipas tij Rama nuk po përdor diplomaci.

“Nuk bëhet kështu diplomacia dhe mbështetja e Kosovës. Të jeni të bindur që është e rrezikshme. Rama romancë me Vuçiç si Romeo me Zhuljetën”, shprehet Shehu për Report Tv.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rustemaj, i cili theksoi se do duhet t’i kërkohet llogari Serbisë për aktin që kanë kryer me rrëmbimin e tri policëve.

“Kosova ka qenë e gatshme për të qenë pjesë në tryezën e dialogut. Duket se Serbia ashtu siç i iku marrëveshjes të njëjtën gjë po bën me dialogut, pra po arratiset. Serbia nuk do normalizim të raporteve, vazhdon të përdorë struktura kriminale për të destabilizuar rajonin. Ne dje kishim një sulm tjetër me granatë dore, ku kishte dëme por fatmirësisht pa viktima. Serbia të ndalë provokimet, sulmet dhe veprimet e grupeve kriminale që dirigjohen nga Beogradi zyrtar”, u shpreh ai.

Ai shtoi se pavarësisht se lirimi i tyre është lajm i mirë në rrafshin politik dhe diplomatik do duhet t’i kërkohet llogari Serbisë.

“Dënimi i veprimit të Serbisë është me rëndësi sepse rrëmbeu 3 efektivët tanë. Mirë që policët janë kthyer, por në rrafshin politik ne duhet t’i kërkojmë Serbisë llogari që hyri në territorin e Kosovës”, përfundoi Rustemaj.

tritan shehu rama vucic

Lini një Përgjigje