TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2024, 19:35

Përplasjet në Asamblenë e PS, Berisha: Rama ju vërsul Veliajt si Enveri armiqve

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në Asamblenë e PS, Berisha: Rama ju vërsul

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalimit para mbështetësve të tij poshtë pallatit ka komentuar mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme nga Asambleja Kombëtare e PS-së.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Rama përdori metodat që diktatori Hoxha përdorte në plenumet e linçimit duke ju vërsulur Veliajt.

Berisha më tej shtoi se "terrorit" nuk i shpëtoi as Olta Xhaçka ku Rama ju tha janë të kontrolluar prej tij në çdo hap dhe akt.

"Tjetër ishte asambleja, për asamblejistë Edi Rama përdori në mënyrë identike metodat e Enver Hoxhës ndaj armiqve të brendshëm. Për asamblejistë Edi Rama vendosi kontrollin e plotë dhe total në sallë, saqë edhe për nevoja personale, Gramozi u detyrua ti dërgonte dy letra për ti marrë leje. I tillë ishte terrori që vendosi.

Për asamblejistë përdori ato metoda që diktatori Hoxha përdorte në plenumet e linçimit. Ju vërsul Erion Veliajt, jo se ke ngrënë dardha të prishura, por se je bërë një hiç, në një OJF. Këtu para jush kam denoncuar aktet se si bashkia e Tiranës, gumëzhin nga mëngjesi në darkë kundër Edi Ramës. Por gumëzhitja ka arritur edhe në Surrel, prandaj dhe u kthye sot në sallën e plenumit të asamblesë. Terrorit nuk i shpëtoi as Olta Xhaçka dhe të tjerë indirekt. Miqtë e mi! Edi Rama sot ju tha asamblejistëve se jeni të kontrolluar prej tij në çdo hap, akt. Ti zonja Xhaçka e ke harruar Facebook, nuk na bën më as like. Imagjinoni ju diktatorin se si ua kontrollon, Tik Tokun, Instagram, Facebook", tha Berisha.

 

berisha perplasje asamble rama veliaj enveri

Lini një Përgjigje