
Ka zgjatur 5 orë mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të PS.
Në një prononcim për mediat kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ish zëvëndës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Rama nuk ngurroi t'i bënte bisht pyetjes teksa u përgjigj në mënyrë të përgjithshme se detyra e Partisë Socialiste është ta lërë drejtësinë të bëjë punën e vetë.
A e keni kërcënuar Arben Ahmetajn në mbledhjen e Kryesisë?
Edi Rama: PS e ka shumë të qartë pozicionin e vet, mund të pyesin sa herë të doni, është liria juaj, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vet, e pashqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS.
Ndërkohë, kryeministri Rama është pyetur edhe nëse do të mbajë një qëndrim ndaj Ahmetajt për qytetarët?
Ai tha se nuk komenton çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë, pasi i takon t’i zgjidhë vetëm ajo.
“Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni të sigurta që leximin e qytetarëve prej shumë vitesh. Ne zhvillojmë anketime për të kuptuar se cili është fokusi i qytetarëve, problematikat. Prandaj për qytetarët mos u shqetësoni. Qytetarët dinë shumë mirë t’i ndajnë broçkullat nga thelbi. Pyetja që bëni është e tepërt e kotë e ka një përgjigje. PS dhe të gjithë ne nuk komentojmë çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë. Nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë të merret me drejtësinë. Ka një gjë që.. ata ndihen viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera por nuk është fare për mua apo për ne të shpejgojmë këtë fenomen. Çdokush që ka çështje me drejtësinë do të përballet me të”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje