
Më 16 mars do të mblidhet sërish Asambleja e Partisë Socialiste. Kështu tha kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që po vijon me dyer të mbyllura. Rama tha se mbledhja e radhës do të zhvillohet në Durrës.
Kujtojmë se që prej orës 11:00, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vijon punimet me dyer të mbyllura. Në fokus është jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimi i strukturave brenda partisë.
Mbledhja ka nisur me një analizë sa i takon punës së bërë nga strukturat e PS-së në terren dhe përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare të 2025. Punimet në Asamble kanë nisur me qarkun e Tiranës, ku Rama ka pasur rezerva për strukturën e PS-së në Kavajë për të vijuar më pas me Shkodrën, Lezhën e Fierin.
Në një prononcim për median para se të niste punimet Asambleja kryetari i PS-së Edi Rama bëri të qartë se nuk bëhet fjalë për ndryshime, por se riorganizimi do bëhet në të mirë të punës, për të arritur objektivat e vendosur edhe për zgjedhjet e 2025-ës. Kryesocialisti pranon se është e nevojshme një hapje e partisë, ndërsa refuzoi të flasë për Ahmetajn.
Lini një Përgjigje