TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2024, 13:18

Asambleja e PS, Edi Rama nis spastrimet: “Humbësit” do përjashtohen nga partia

Shkruar nga Pamfleti
Asambleja e PS, Edi Rama nis spastrimet: “Humbësit” do
Edi Rama

Ditën e sotme Partia Socialiste po zhvillon me dyer të mbyllura mbledhjen e radhës të Asamblesë Kombëtare.

Që prej orës 11:00 rreth 400 anëtarët e Asamblesë së PS janë mbledhur në një restorant në periferi të Tiranës ku po diskutojnë jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimin i strukturave brenda partisë.

Asambleja e përgjithshme e PS ka një axhendë të gjerë për diskutimet që do të mbahen në këtë asamble, ku për secilin qark do të jenë 3 përfaqësues që do të raportojnë të gjitha problematikat që janë ndeshur në terren jo vetëm me bazën dhe strukturën e PS.

Përveç përfaqësuesve nga secili qark do të jenë edhe drejtuesit politik të qarqeve që do të prezantojnë problematikat dhe objektivat që do të kenë për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Nga raportimet e  deritanishme qarku i parë që ka raportuar është Tirana, ku nuk kanë munguar vërejtjet dhe kritikat për Erion Veliajn.

Kryeministri Rama ka kërkuar nga drejtuesi i qarkut Erion Veliaj, emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të degëve që nuk kanë bërë aq sa duhet, për të marrë masa ku nuk përjashtohet as lëvizja e tyre nga pozicionet që ata kanë në degët e PS.

Ka pasur vërejtje për Bashkinë e Kavajës, që i përket qarkut të Tiranës, ka pasur kritika për faktin që Bashkia e Kavajës u humb nga PS në zgjedhjet vendore të 2023.

Edi Rama ka kërkuar të ketë një rigjenerim të PS për të pasur një riorganizim më të mirë, ku madje ka parlajmëruar se do të ketë edhe përjashtime lidhur me këtë bashki.

Po ashtu, raportohet se kryeministri ka kërkuar që në struktura të PS të futen emra të rinj, të cilët nuk janë të lakuar në asnjë aferë korruptive, duke mos rrezikuar imazhin e kësaj force politike.

Ai zgjodhi që të mos bëjë asnjë koment për akuzat e ish numrit 2 të PS-së, Arben Ahmetaj sipas së cilit Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë “koka” e inceneratorëve.

“PS është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm që është më e nevojshme një hapje e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më e gjerë e atyre që kanë nevojën e brendshme që të kontribuojnë”, tha Rama për mediat para fillimit të Asamblesë.

edi rama

Lini një Përgjigje