TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2024, 12:17

Asambleja e PS, Rama kritika Veliajt: Drejtuesit e degëve nuk kanë punuar sa duhet në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Asambleja e PS, Rama kritika Veliajt: Drejtuesit e degëve nuk kanë

Kryeministri Rama e ka nisur me kritika mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste. Ai i ka kërkuar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të degëve që nuk kanë punuar aq sa duhet, teksa thekson se do të marrë masa ndaj tyre.

Rama shton se nuk përjashtohet mundësia e lëvizjes së tyre nga pozicionet që kanë në degët e PS.

Bëhet me dije se kryeministri ka pasur rezerva edhe për Kavajën, duke u nisur nga fakti që kanë humbur zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij në nisje të takimit, kryeministri theksoi se në këtë Asamble do të bëhet një analizë të situatës ku ndodhet partia. Ai theksoi se është shumë e nevojshme një hapje e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më e gjerë e të gjithë atyre që kanë dëshirën dhe nevojën e brendshme të kontribuojnë dhe të kërkojnë hapësirën tyre.

Mbledhja vjen në një moment kur tensionet në parlament dhe me opozitën janë shtuar ndërkohë që kjo e fundit ka nisur edhe protestat dhe ka njoftuar përshkallëzim të aksionit.

 

Lini një Përgjigje