TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Tetor 2023, 11:02

Përplasje te Komisioni i Ligjeve, Çupi debat me Klotilda Ferhatin: Keni 13 ditë që mbani jashtë deputetët, turp t'ju vijë

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje te Komisioni i Ligjeve, Çupi debat me Klotilda Ferhatin:
Dhurata Çup

Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur paraditen e sotme me debate mes deputetes së Partisë Demokratike  dhe maxhorancës.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi  është përplasur me kryetaren e Komisionit Klotilda Ferhati.

Përplasja ka ndodhur për shkak të vendimit të përjashtimit të deputetëve të PD-së, ku sipas Çupit kanë kaluar 13 ditë nga 10 ditë sipas vendimit dhe ata ende nuk i kanë lejuar të marrin pjesë në punimet e Kuvendit.

Çupi kërkoi fjalën për procedurë dhe akuzoi Ferhatin se po shkel rregulloren.

Debati te lidhjet:

Çupi: Ju flisni për respekt ndaj kolegëve, a ka moral që ju të flisni për kolegët në lidhje me respektin? Keni 13 ditë nga përjashtimi i deputetëve dhe rregullorja e përcakton qartë dhe ju nuk i lejoni të vinë. A është kjo për procedurë? A ju vjen turp ju që flisni për respekt?

Ferhati: Ankimojeni vendimin, mos bëj retorikë politike. Një muhabet përditë.

Çupi: Ku të ankimoj, ti ankimoj te ju që i përjashtuat? Zonja kryetare, a ka mundësi të sqarosh. Flisni për respekt ndaj kolegëve, a keni ju turp ? Turp t'ju vijë.

dhurata Çupi komisioni i ligjeve

Lini një Përgjigje