TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2023, 15:45

Ndërhyrja në sistemin TIMS, paralajmëron Bardhi: Vëllai i kryeministrit duhej të ishte në burg, javën që vjen nxjerrim faktet

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrja në sistemin TIMS, paralajmëron Bardhi: Vëllai i

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka paralajmëruar se pas ndërhyrjes sistemin TIMS fshihet vëllai i kryeministrit Rama.  

Pas mbledhjes me deputetët e Berishës, Bardhi doli në një deklaratë duke paralajmëruar marrjen e masave ekstreme nëse mazhoranca refuzon ngritjen e komisioneve hetimore, sidomos për sitemin TIMS. Ai paralajmëroi se javën që vjen PD do të nxjerrë faktet që fundosin Olsi Ramën.

Nëse nuk ndërhyhet në mënyrë të paligjshme në sistemin “TIMS” vëllai i kryeministrit sot duhet të ishte në burg dhe faktet ne do i publikojmë javën që vjen. Prandaj Rama dhe ministri i Brendshëm kanë urdhëruar ndërhyhet në mënyrë të paligjshme në të dhënat e sistemit TIMS”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje