‘Kosova nuk e mbajti fjalën, ndërsa ne ia liberalizuam vizat’. Kështu deklaroi sot nga Tirana, Presidneti francez Emmanuel Macron.
Ky i fundit i bëri thirrje homologut serb, Aleksander Vuçiçit, të dënojë sulmet e 24 Shtatorit në Veri të Kosovës, por i bëri të qartë si atij, ashtu edhe Kryeministrit Kurti, se e vetmja rrugë për zgjidhje është plani franko-gjerman dhe aneksi i nënshkruar në Ohër.
Por në vend që kur të tjerët të flasin rëndë, ky njeri t’i zbusë e të ndihmojë Kosovën, është ai që e gropos më shumë nga të gjithë këtë të fundit. Paturpësisht, Rama edhe sot sulmoi Kosovën dhe udhëheqjen e saj, se është fajtorja në gjithë këtë histori, pasi gaboi duke u futur në një kurth që ia bëri vetë vetës.
Edhe një herë tjetër, Rama zgjedh të mbrojë e të mos thotë asnjë fjalë për Serbinë e Vuçiçin, por të zhysë në humnerë Kosovën dhe Kurtin. Ai zbuloi edhe prapaskenat e takimeve të djeshme në Samit me Kurtin dhe Brnabic, ku tregoi se Kryeministri i Hollandës u kishte lënë një porosi. ‘Mark Rutte iu drejtua të dyve dhe iu tha: Mos harroni kurrë, që një kompromis më shumë se çfarë do fitosh është se çfarë nuk do të humbasësh’.
Lini një Përgjigje