TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2023, 12:01

Macron thirrje Serbisë nga Tirana: Vuçiç duhet të dënojë sulmet e 24 shtatorit në veri të Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti
Macron thirrje Serbisë nga Tirana: Vuçiç duhet të
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nga Tirana ku po zhvillon vizitë zyrtare, tha se pret nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç që të dënojë sulmin e 24 Shtatorit në Banjskë të Kosovë nga grupi serb paramilitar ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

“Po i ndjekim me shumcë vigjilencë tensionet që ekzisotjnë. Është përgjegjësia e Vuçiç që të dënojë prerazi aktet e 24 Shtatorit sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi. Ajo çka presim nag autoritetet kosovare dhe serbe, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit nga autorietet ksoovare. Sipas kësaj radhe plotësisht dhe totalisht dhe pres që Presidenti Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Pesidentja dhe Kryeministri kosovar. Ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse fjala nuk po e mbahet”., tha Macron.

 

emmanuel macron

Lini një Përgjigje