
Ndonëse serbët sulmuan me armë në territorin e Kosovës, për Francën ata që duhen ndëshkuar janë kosovarët. Presidenti Emmanuel Macron ishte në Tiranë sot dhe njoftoi se ai ka vendosur të pezullojë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Plani ishte që vizat të liberalizohen vitin që vjen, por Macron ka njoftuar bllokadë.
Kjo ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka deklaruar se priste që Macron të ndëshkonte Serbinë dhe jo Kosovën.
“Prisja që Macron të njoftonte sanksione ndaj Serbisë por politika e sanksionimit të viktimës nuk mendoj se është një politikë që mund t’i shërbejë avancimit të problemit. Ballkani ky është. Sanksione, ai që kryen një agresion, ai që kryen akt terrorist, stërvit terrorist, i pajis me mjete ushtarake dhe nuk i ka dënuar... Nëse duam të zgjidhim problemin duhet t’i zgjidhim me mend. Kosova ka kriminalitet shumë të ulët”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje