TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2023, 13:38

Hapja e vilës së Hoxhës, Rama batuta me delegacionin francez: Me filozofinë e pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim dhe të merrnim peng Macronin

Shkruar nga Pamfleti

Hapja e vilës së Hoxhës, Rama batuta me delegacionin francez: Me

Rama i tha delegacionit francez i cili kryesohej nga presidenti Emanuel Macron, se nëse do ishim me filozofinë e dikurshme, të huajt do duheshin vrarë

Ditën e sotme u zhvillua ceremonia në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila do të kthehet në një rezidencë artistësh.

Kryeministri Edi Rama i tha delegacionit francez i cili kryesohej nga presidenti Emanuel Macron, se nëse do ishim me filozofinë e dikurshme, të huajt do duheshin vrarë.

“Një pjesë e madhe prej jush që nuk supozohet të vinit kurrë në Shqipëri, sikur ne të ishim ende në filozofinë e ish-pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim ju të gjithëve, pastaj të merrnim peng presidentin e Republikës.”, tha kryeministri.

Në hapjen e vilës së ish-diktatorit për artin, Rama tha se hapja e madhe do të bëhet në shtatorin e vitit të ardhshëm, ndërsa iu drejtua kreut të shtetit francez, duke i thënë se në atë kohë mund të dërgojë një video-mesazh.

Ka pasur dikur një fantazmë, por më në fund kjo hapësirë është e cliruar. Kemi miq të Francës, kemi dhe 007 franceze, që nuk lë asnjë rast për të pretenduar që është shqiptar në shërbim të Shqipërisë dhe Francës, por në fakt është në shërbim të mbretit. Ai I shërben mbretit. Shpresoj dhe jam I bindur se në shtatorin e ardhshëm do të jetë momenti I madh I hapjes. Nuk po shpresoj ndonjë vizitë tjetër të Presidentit Macron menjëherë, por shpresoj që të na dërgoni një mesazh-video plot dashuri dhe besim për pushtetin e madh erotik që mund të ketë arti. Dua t’iu jap një biletë për një investim, që ka qenë i pari në historinë e Shqipërisë për ndërtimin e një stacioni prodhimi energjie të rinovueshme të financuar nga shoqëria gjenerale e elektricitetit në Korçë, ku në atë kohë të gjithë dokumentet, procedurat, burokracia, ishte edhe në shqip, edhe në frëngjisht. Është një bono me një kapital prej 200 mijë frangash, mund ta përdorni për ta shtyrë Evropën të përdorë edhe më shumë energjinë e rinovueshme në Ballkan”, tha Rama.

Vila e ish-diktatorit, e njohur ndryshe si ‘Vila 31’ do të jetë tashmë një strehë e artit.

Mësohet se kjo vilë do të shndërrohet në një rezidencë artistësh në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”.

Lini një Përgjigje