TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2023, 22:56

“Vizita e Macron thjesht biznes”, Manjani: Rama u soll si matrapaz në samitin e BE

Shkruar nga Pamfleti

“Vizita e Macron thjesht biznes”, Manjani: Rama u soll si matrapaz

Juristi Ylli Manjani duke komentuar samitin në Tiranë u shpreh se kryeministri Edi Rama u soll si matrapaz. Sipas tij, Rama me atë sjellje nuk përfaqëson shqiptarët.

Sjellja e Edi Ramës në këtë ngjarje, event që ishte i mirë për ne, duke na keq përfaqësuar ne, e bën atë më keq se sa matrapaz. Sepse nuk i jep kredon e nevojshme për të vendosur Shqipërinë, jo atë vetë, se ai me Macron rregullohet me një palë atlete, siç e ka thënë zakonisht. Nuk është çështja se çfarë atletesh do i çojë Macronit herën tjetër”, tha ai

Duke komentuar në ‘A Show’, vizitën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Manjani u shpreh se, vizita në Tiranë ishte thjeshtë biznes.

Vizita e Macron dje e sot ka qenë biznes, e nuk ka të bëjë fare me punët e vërteta të Shqipërisë dhe Kosovës. Aq i papërgatitur ishte sa përkthimi zyrtar ishte i vështirë, edhe përkthimi i fjalës në lidhje me vizat, ishte i paqartë dhe jo i duhuri. Ai nuk bëri kërcënim në thelb, ai tha se e kemi pranuar këtë gjë dhe do të ndodhë, pra nuk i tha Kosovës që do ua heqim vizat.

Dëshira për ta parë këtë gabim, dhe për ta bërë të madhe, këtu fillon Edi Rama. Edi Rama është frankofon. I pari që duhej të reagonte duhej të ishte Edi Rama dhe duhej ta sqaronte që nuk është kështu, por është kështu. Fakti që nuk e bëri, i duket se më shumë i pëlqeu përkthimi i përkthyeses, se sa fjala e Macron. Ka një predispozitë për ta parë Kosovën e Albin Kurtit, sepse pronari e sheh si pronar, kërkon një pronar te Kosova, nuk e sheh si institucion, shoqëri, Dardaninë, Kosovën, nuk ka lidhje me këto emocionet kombëtare.

Shqiptari i vetëm në hapësirën politike që më përfaqëson është Albin Kurti, është kokrra e burrit. Dhe e di pse është, sepse është i pashantazhueshëm. Nuk ka burrë nëne ti thotë kaq atij. Kur flet ambasadori amerikan, ai nuk pyet fare, është kokrra e burrit. Në të gjithë histori, dëshira për ta parë keq Kosovën, është e papranueshme", tha Ylli Manjani në 'SYRI TV'.

Lini një Përgjigje