Ministri i Brendshëm, Besford Lamallari, në fjalën e tij në Kuvend tha se është një turp, ajo që bën opozita në parlament.
Lamallari akuzoi se në Kuvend bëhet teatër i shëmtuar.
"Ju po bëni një teatër të shëmtuar, që unë e refuzoj. Po silleni si fëmijë. Mund të shkoni në protesta, mund të kapni ndonjë reel-s aty e vetëm kaq. Në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e efektivit, do të merren të gjitha masat. Nëse vijoni me këtë situatë, vazhdoni. Turpi qoftë me ju.", tha Lamallari.
Minsitri akuzoi opozitën se nuk po mundohet të bëjë interpelancë me të, teksa një nga deputetët që iu kthye kundër ishte deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili i kërkoi dorëheqjen pas krimit të sotëm në zonën e Maliqit në Korçë, ku humbi jetën një efektiv i “Shqiponjave”.
“Ju pyesni ministrin e brendshëm dhe vetëm të flisni nuk e lini. Ju shkoni në protestë, të bëni ndonjë reels, sepse vetëm frymëzim nuk jepni. Ju Shehaj keni dalë nga kjo parti dhe nuk ju beson njeri. Dëgjo, mos bëj zhurmë. Po komunikoja me drejtorin e Policisë së Shtetit, që më njoftoi se efektivi i plagosur është jashtë rrezikut.
Atje do të menaxhohet situata në maksimum dhe do të merren masat e duhura. Unë erdha për interpelancën, por vetëm e tillë nuk është. Unë do të largohem, sepse është më mirë të jem atje (në Korçë), sesa të qëndroj këtu në këtë teatër që ju po bëni”, tha Lamallari.
Lini një Përgjigje