TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2023, 08:53

Përplasja tragjike e 2 trenave në Larisa, reagon Begaj: Shqipëria qëndron përkrah popullit grek

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja tragjike e 2 trenave në Larisa, reagon Begaj: Shqipëria
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për tragjedinë në Greqi ku si pasojë e përplasjes së dy trenave kanë humbur jetën mbi 32 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Begaj shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave ndërsa shprehet se Shqipëria qëndron krah popullit grek në këto momente të vështira.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek.”, shkruan Begaj.

 

Greqia është shokuar nga një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj mbrëmjen e djeshme.

Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës.

Si pasojë 32 persona kanë gjetur vdekjen dhe 85 janë plagosur, prej të cilëve 25 ndodhen në gjendje kritike. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.

Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.

Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonet e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave.

Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit , spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të lënduarit, në vendngjarje ndodhet edhe ministri i Shëndetësisë.

 

përplasja tragjike e 2 trenave greqi begaj

Lini një Përgjigje