TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2023, 20:15

3 marsi “beteja e jetës” për Saliun, shton dozën e kërcënimeve: Koha për mosbindje civile!

Shkruar nga Pamfleti

3 marsi “beteja e jetës” për Saliun, shton dozën e

Vendimi i 3 marsit mund të sjellë fundin politik të Berishës. Nëse Apeli rrëzon vendimin e Agron Zhukrit, nxjerr nul Kuvendin e 11 dhjetorit dhe për pasojë nuk kanë vlerë proceset zgjedhore të mbajtura për krerët e degëve, Këshillin Kombëtar, si dhe vetë kryetarin...

Teksa 3 marsi po afron, ish-kryeministri Sali Berisha ka shtuar dozën e sulmeve dhe kërcënimeve. Në mesditë ai ka thirrur një protestë kundër qeverisë, por halli i Berishës duket se është pak metra mbi selinë e PD. Në orën 11.00 në Apel do të vendoset se kush e mban vulën e partisë dhe nëse gjykata vendos kundër Saliut, ky i fundit del fishek nga PD.

Protesta dyshohet se bëhet pikërisht për të ushtruar presion ndaj gjykatës dhe sot Berisha ka kërcënuar me mosbindje civile. Ai pati një takim me demokratët për t’i mobilizuar për 3 marsin dhe gjuha që përdor tregon se ai është mjaft i shqetësuar nga vendimi që do të marrë Apeli.

3 marsi është një ditë e veçantë, do flasim fuqishëm në protestën tonë. Rama është kufomë politike e pakallur. Aot ai përbën rrezikun më të madh për këtë vend. Sot ai është i gatshëm të marrë çdo vendim me qëllimin e vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij, sepse ai e di, me korruptimin e McGonigal, me thikën që i futi marrëdhënieve me SHBA dhe sigurisë së tyre, duke korruptuar me para kryezbuluesin, ai nuk mund të ketë shpresë për të ardhme politike. Ka kryer një vetëvrasje politike. Do marrë çdo vendim dhe do mbajë çdo qëndrim për të qëndruar por dhe ne do bëjmë të njëjtën gjë për ta shporrur nga skena politike. Një kufomë politike nuk mbahet kurrë në pushtet. Koha për mosbindje civile”, tha ai. Më tej Berisha deklaroi se do të përdoren të gjitha mjetet për të çuar deri në fund revolucionin.

Por reagimi tij tregon qartë se meraku është te vendimi i Apeli. Ky vendim mund të sjellë fundin politik të Berishës. Nëse Apeli rrëzon vendimin e Agron Zhukrit, nxjerr nul Kuvendin e 11 dhjetorit dhe për pasojë nuk kanë vlerë proceset zgjedhore të mbajtura për krerët e degëve, Këshillin Kombëtar, si dhe vetë kryetarin. Pra Berisha zyrtarisht nuk është kryetar i PD. Nga ana tjetër, hyn në fuqi statusi i Bashës që ndalon “non gratat” të garojë. Pra duket se Saliu e ka betejën e jetës 3 marsin.

berisha pd kercenime

Lini një Përgjigje