TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2023, 19:19

Shpëtim Idrizi ironizon kandidatin e Berishës për Himarën: Shqiponja në flamur simbolizon vetullat e Fredit

Shkruar nga Pamfleti

Shpëtim Idrizi ironizon kandidatin e Berishës për Himarën:

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka ironizuar deklaratat e kandidatin të Sali Berishës për bashkinë e Himarës, Fredi Belerin lidhur me flamurin e Vorio Epirit, gjatë një takimi të këtij të fundit në ishullin Samos të Greqisë.

Idrizi postoi në “Facebook” foton e Fredi Belerit me flamurin e Vorio Epirit dhe shkruante se shqiponja në atë flamur, simbolizonte vetullat e kandidatit të Berishës.

Shqiponja në flamur nuk simbolizon shqiponjën shqiptare, as shqiponjën bizantine. Shqiponja në këtë flamur simbolizon thjesht vetullat e Fredit”, shkruan Idrizi.

idrizi ironizon fred belerin

Lini një Përgjigje