TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2023, 18:26

Afera CEZ-DIA/ Meta hakmerret ndaj Agron Çelës, tregon në SPAK aferën 1.5 mln euro me Ismailajn dhe udhëtimin drejt Muriqanit

Shkruar nga Pamfleti
Afera CEZ-DIA/ Meta hakmerret ndaj Agron Çelës, tregon në SPAK
Ilir Meta dhe Agron Çela

Në ditët ne vijim kjo çështje pritet të marrë përmasa të mëdha pasi deputeti Çela është një person, i cili ka shumë informacione dhe sekrete mbi këtë çështje dhe çështje të tjera, të cilat lidhen me veprimtarinë korruptive të Ilir Metës...

Ilir Meta ka shfrytëzuar aferën CEZ-DIA për tu hakmarrë ndaj Agron Çelës, pasi ky i fundit u largua nga Partia e Lirisë dhe u bashkua me PS.

Portali “Prapaskena” shkruan se Meta gjatë marrjes në pyetje, ka folur për një kontratë që dyshohet se një kompani e Agron Çelës ka pasur me Kastriot Ismailajn. Bëhet fjalë për një shumë 1.5 milionë euro që dyshohet se Ismailaj i ka transferuar Agron Çelës.

Është bërë e udhës tashmë që ish presidenti Meta shtet të gjithë bashkëpunëtorët e tij që nuk i kane qëndruar besnikë, duke dhënë informacione para drejtësisë për aferat që vete i ka inskenuar gjate kohës kur ishte ne pushtet.

Burime konfidenciale të “Prapaskenës”, bëjnë me dije se pas rrëfimit të Metës, SPAK i ka çuar një fletëthirrje deputetit Agron Çela për të dhënë sqarime të mëtejshme për këtë aferë.

Në ditët ne vijim kjo çështje pritet të marrë përmasa të mëdha pasi deputeti Çela është një person, i cili ka shumë informacione dhe sekrete mbi këtë çështje dhe çështje të tjera, të cilat lidhen me veprimtarinë korruptive të Ilir Metës.

Një provë domethënëse që mendohet se ka dhënë Meta është edhe një prej udhëtimeve ku Agron Çela bashke me bashkëshorten e tij dhe Kastriot Ismailaj kanë udhëtuar drejt Muriqanit në datë 05.06.2011 me mjetin me targe TR 7733 K. Kjo provë është administruar dhe vërtetuar nëpërmjet sistemit TIMS nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në vitin 2015, ishte i ndjeri Dritan Prifti që akuzoi Agron Çelën se ka marrë para nga Ismailaj.

Nga llogaria e DIA-s kanë shkuar para drejtpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI-së. Një prej tyre është deputeti i Shkodrës Agron Çela. Nga DIA kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës që sot është deputet i LSI-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motorë që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011-të”, shprehej Prifti.

Ky i fundit në atë kohë i mohoi akuzat dhe paralajmëroi padi ndaj ish-kolegut të tij të LSI. "Jam bashkuar me LSI-në në vitin 2013. Për këto shpifje të ndyra të Priftit do ballafaqohem në rrugë ligjore. Mbështes dhe votoj për një hetim të gjithanshëm ndërkombëtar këtë çështje. Prifti e njeh mirë Kastriot Ismaliajn. Kanë punuar  bashkë në vitin 1990 dhe kanë qenë miq. Ata zhvatin popullin", shprehej Çela.

Më pas nuk u mor vesh asgjë se çfarë ndodhi, por sinjalet janë se SPAK me rihapjen e kësaj dosje, do zbërthejë të gjitha aferat e tjera që kanë ndodhur.

meta ismailaj agron cela

Lini një Përgjigje