TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2023, 19:35

Rivlerësimi i ndërtesave mbi 50-vjeçare, Berisha: Rama do prishë 96 mijë banesa për tu hapur rrugë pallateve

Shkruar nga Pamfleti

Rivlerësimi i ndërtesave mbi 50-vjeçare, Berisha: Rama do

Ish-kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16, ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama se me vendimin e fundit të qeverisë për rivlerësimin e ndërtesave mbi 50-vjeçare, ai po synon që të prishë mbi 96 mijë banesa në Tiranë.

Sipas Berishës, Rama ka qëllim të vendosë qytetin dhe banesat në dispozicion të klaneve të drogës dhe oligarkëve të tij.

Sot jemi para një regjimi i cili ka humbur çdo legjitimitet të ekzistojë më tutje, për të cilin nuk më interesa qytetare, por interesa të pasurimit të tij dhe klaneve të tij. Vetëm dje Edi Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në qytetin e Tiranës. Ka qëllim të vendosë qytetin, troje e banesa në dispozicion të klaneve të drogës, oligarkëve të tij.

Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit tërësisht për pasurimin e tij dhe klikës së tij. Ju jeni dëshmitar se si është shfrytëzuar në Kombinat kjo fatkeqësi, tani nuk i durohet më, nuk pret më. Tani autorizoi veten, i dha vetes ‘karta bianka’ për të prishur çdo banesë që ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në atë troje fitimprurës për veten dhe suitën e tij”, tha Berisha.

berisha akuza ramës

Lini një Përgjigje