TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2023, 19:27

Pas skandalit me Guvernatorin e Sardenjës, Rama udhëton drejt Italisë.... nderohet me titull nga universiteti i Pescaras  

Shkruar nga Pamfleti

Pas skandalit me Guvernatorin e Sardenjës, Rama udhëton drejt

Vetëm pak ditë pas shpërthimit të skandalit ku guvernatori i Sardenjës doli që kishte marrë titullin “Honoris Causa” në Tiranë nga Universiteti i Mjekësisë, kryeministri Edi Rama ka fluturuar drejt Italisë.

Këtë herë është ai që ka marrë një titull. Ai është nderur nga universiteti “Gabriele D’Annunzio” në Pescara me titullin “Urdhri i Minervës” për bashkëpunimin e veçantë të universiteteve shqiptare me ato italiane.

Ai u shpreh për mediat italiane në aeroportin “Abruzzo” se ky titull i takon Shqipërisë dhe se qeveria po përpiqet vazhdimisht për të integruar universitetet shqiptare me programet europiane.

Do përpiqem të them kur të kem rastin të flas në sallën e ceremonisë por mund të them se kur mora këtë mesazh dhe ftesë, mendova se ishte për të marrë pjesë në ceremoninë e vitit akademik. Kur kuptova se ishte më shumë se aq, le të themi i zgjedhur nga ky universitet me reputacion të madh për të qënë krah për krah me personalitete të rëndësishme që kishin marrë më parë këtë titull nderi, u ndjeva pak në siklet. Sepse unë e them gjithmonë, jam i vetmi në Qeverinë time që nuk kam një titull akademik, të gjithë e kanë. 'Urdhëri i Minervës' është ndër titujt më të lartë të botës akademike. Më pas bëra një reflektim dhe e kuptova se për çfarë bëhet fjalë, por në fund është e qartë se unë marr diçka që i përket Shqipërisë, popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që na kanë bërë ne kur bëhet fjalë për mikëpritje dhe përmbushje të detyrimeve. Ndaj Italisë kemi një detyrim, i cili nuk mjafton një jetë për ta nderuar", tha Rama.

Se çfarë bashkëpunimi ka pasur mes universiteteve shqiptare dhe atyre italiane duket se e dinë vetëm Rama dhe Arben Gjata.

rama pescara titull

Lini një Përgjigje