
Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Rama për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së, teksa shtoi se nuk do të qëndrojnë duarkryq përballë skandalit “McGonigal”.
Sipas Berishës McGonigal duhet të përfundojë në burg dhe së bashku me të dhe kryeministri Rama, që sipas tij e ka kthyer Shqipërinë në çiflig të familjes.
“Historia Rama-NacGonigal është historia më e turpshme dhe ju garantoj se nuk besoj të ketë komb tjetër që mund të toleronte një turp të tillë. Nuk do rrimë duarkryq para këtij skandali. McGonigal e ka vendin në burg, Rama pas tij, Rama duhet të shkojë pas tij.
Edhe pse paguan dhe angazhon persona të tillë kundër opozitës, vijon bashkëpunimine me të kur ai priste gjoba në Tiranë, gjobiste biznesmenë përdorte pushtetin e SHB dhe agjencisë së tij për të terrorizuar e marrë peng shqiptarët. Me dy mafiozët e Ramës, Duçka e Neza vendosën dhjetëra gjoba. U shndërruan McGonigalë. Vendosnin kush do të merrte licencat.
Do të duken lule këto në krahasim me ç’pret të bëjë. Nuk ka moral e normë. Nuk ka ligj që njeh. Rama si despot, nuk ka ligj, por vetëm vullnetin e tyre. Shndërron Shqipërinë në çiflig të familjes dhe kjo e ka tërbuar”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje