
Duket se në aferën e kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal janë të implikuar edhe të tjerë socialistë të lartë. Por përveç Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit, hakerat iranianë kanë zbuluar edhe komunikimet edhe me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ndërkohë, përgjigjen e Charles McGonigal, i cili thotë se mezi pret që të takohet me Xhafajn. Emailet janë shkëmbyer në prag të vitit 2020, çka tregon se lidhja e tyre ka qenë e konsoliduar.
"Faleminderit për urimet tuaja! Ju uroj ju dhe familjen tuaj më të mirat për një sezon pushimesh të qetë dhe të begatë. Gjithë të mirat dhe mezi pres t’ju takoj së shpejti. Më të mirat, Charlie”, thuhet në email, raporton "Syri.net".

Lini një Përgjigje