TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 09:38

Përplasja me Nikollën, Bardhit dhe deputetëve të tjerë të përjashtuar u ndalohet hyrja në Kryesinë e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja me Nikollën, Bardhit dhe deputetëve të tjerë
Gazment Bardhit

Kreut të grupit të PD, Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë të opozitës të cilët janë përjashtuar për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend, u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë.

Mësohet se Garda deri më tani ka një urdhër që këta deputetë të mos i lejojë të futen në godinë.

Një ditë pas tensioneve në Kuvend, Komisioni i Etikës ka marrë vendimin që të përjashtojë nga Kuvendi 6 deputetë të Rithemelimit.

Konkretisht janë përjashtuar me 10 ditë deputetët Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi. Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi.

Ndërkohë 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit dhe Komisionet Parlamentare i kushtoi Ervin Salianjit, Petrit Dodës dhe Edmond Spahos përplasja me deputetët socialistë në seancën plenare të së enjtes.

Ky ka qenë vendimi që mori Sekretariati i Etikës pas kërkesës që bënë 15 deputetët e maxhorancës për masë disiplinore, duke i akuzuar Salinajin, Spahon e Dodën si përgjegjës për kaosin në Kuvend.

Ndërkohë, në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte u paraqit edhe deputeti i PS, Vullnet Sina, i cili u pyet në lidhje me verifikimet e nisura nga SPAK pas kallëzimeve të bëra në lidhje me dhunën e ushtruar në Kuvend në seancën e së hënës.

I kallëzuar në SPAK është deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati. Prokuroria më herët ka kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë në Kuvend, me qëllim verifikimet e nisura, nëse do të regjistrohet një procedim penal për rastin apo jo.

gazment bardhit kuvend përjashtim

Lini një Përgjigje