TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2023, 18:31

Nesër thirrja në gjykatë, Berisha sfidon SPAK: SKAP-i i partisë është një seksion i bandës Bajri!

Shkruar nga Pamfleti
Nesër thirrja në gjykatë, Berisha sfidon SPAK: SKAP-i i
Sali Berisha

Teksa ditën e nesërme ka thirrjen të shkojë në gjykatë, ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar edhe njëherë tjetër SPAK, se ‘SKAP-i i partisë është një seksion i bandës së Bajrit’.

Sipas Berishës, 'SKAP-i i partisë pas disa muajsh pseudo hetimesh mbyll dosjen e Bajrave në Tiranë, duke deklaruar më të paimagjinueshmen, se ata nuk përbënin organizatë kriminale'.

'SKAP-i i partisë është një seksion i bandës Bajri! Është një organizatë kriminale e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushuar misionet e saj të zeza elektorale.

SKAP-i i partisë pas disa muajsh pseudo hetimesh mbyll dosjen e tyre në Tiranë, duke deklaruar më të paimagjinueshmen, se ata nuk përbënin organizatë kriminale.

Organizata kriminale SPAK transferoi dosjen në Shkodër dhe në Shkodër gjithçka ishte rregulluar, dhe Bajri që i kishte vrarë në gjumë të fejuarën e tij 15 vjeçare, të dali i pafajshëm.

Banda e Bajrit me autokolonën e krimit, bëri gjithçka të instalonte në pushtet një kryebashkiak, mandati i të cilit qëndron mbi krimin, vrasjet, drogën e klanit Bajri.', thotë Berisha në një video të shpërndarë në Facebook.

Ju rikujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet ditën e nesërme (e Hënë 6 Nëntor) përpara oficeres së Policisë Gjyqësore, sipas masës së lënë në fuqi nga GJKKO, me “detyrim paraqitje”.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për shtetasin Sali Berisha, duhet të paraqitet përpara autoriteteve dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Por vetë Berisha, në daljet e tij publike e ka quajtur vendimin si antikushtetues, duke lënë të nënkuptohet se nuk do ta zbatojë. Ai pretendon se si deputet me imunitet, i është shkelur e drejta kushtetuese e lirisë së lëvizjes.

berisha sfidon spak

Lini një Përgjigje